Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në përfundim të kampit rinor të LRI-së në Jalë, mbrëmjen e kësaj të premtje ka thëmë se të rinjtë duhet t’i mësojmë të duan vendin e tyre.
Ndër të tjera në fjalën saj kryetarja e LSI-së ka theksuar se një nga pasuritë më të mëdha që ka vendi ynë është rinia.
“Të rinjtë t’i mësojmë që të duan vendin. Shqipëria është shtëpia jonë. Unë nuk di ndonjë që ta rrënojë shtëpinë e tij, vetëm budallai e rrënon shtëpinë e tij. Ne nuk do ta lëmë më Shqipërinë asnjëherë të rrënohet. Do të marrim përgjegjësitë dhe të ecim përpara për të çuar gjërat, drejt asaj që ne aspirojmë, integrimin evropian.
Jemi një vend i pasur, as nga burimet natyrore, as nga nafta që na e grabisin të tjerët, as nga pasuritë minerare, por jemi shumë të pasur se kemi popullatën më të re, e cila do të jetë një nga pasuritë më të mëdha si popull”, shtoi ajo./abcnews.al