I pa siguruar me litar, momenti kur punonjësi i bashkisë Berat rrëzohet për vdekje nga pema

schedule12:41 - 28 Gusht, 2020

schedule 12:41 - 28 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Berat.

46-vjeçari Shkëlqim Metkaj, punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, është rrëzuar për vdekje ndërsa priste një pemë në anë të brigjeve të lumit Osum.

Abcnews.al ka siguruar pamje nga momenti fatal që i ka kushtuar jetën 46-vjeçari.

Në një moment gjysma e pemës rrëzohet dhe të njëjtin fat pëson edhe Metkaj i cili si duket nuk ishte i siguruar me asnjë masë mbrojtëse.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar ditën e sotme 31-vjeçari Karafil Bregu, inxhinier pyjesh në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi.

Punonjësi i Bashkisë u rrëzua nga pema rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!