Policia “blindon” rrugët, ndërshon 360 shoferë për përdorim celulari dhe parakalim të gabuar

schedule21:04 - 27 Gusht, 2020

schedule 21:04 - 27 Gusht, 2020

Në kuadër të kontrolleve me radar të ushtruar nga policia rrugore është bërë i mundur ndalimi dhe ndërshkimi i shoferëve të pabindur.

Në 24 orët e fundit gjatë kontrolleve të sotme janë tërhequr 38 patenta për shpejtësi mbi normën e lejuar, si dhe janë vendosur 237 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë në të gjithë vendin nga Policia Rrugore kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?.

Gjatë gjithë ditë së sotme kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 70 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00, janë tërhequr 38 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 237 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

94 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

123 për përdorim të celularit;

90 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dy drejtues mjetesh, si dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️

#MosPërdor?gjatë drejtimit të makines./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!