Sherr në FSHF, Sinan Idrizi godet avokatin që i fitoi gjyqin e futbollistit

schedule15:10 - 27 Gusht, 2020

schedule 15:10 - 27 Gusht, 2020

E paprecedentë ajo që ka ndodhur në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit, ka pasur një përplasje me avokatin Lorin Burba pas një gjyqi në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Burba përfaqësonte në gjyq mesfushorin Arinaldo Rrapaj, i cili në fund ka dalë lojtar i lirë dhe pret që të marrë nga Flamurtari pagat e prapambetura. Dihet që në klubin kuqezi problemet me pagesat kanë qenë të shumta, sikurse edhe gjyqet.

Ngjarja e djeshme është e turpshme, nisur nga lajmi i publikuar ditën e sotme. “Newsport.al” raporton se “pasi kanë marrë palët në dorë vendimin, Burba ka dalë jashtë, ndërsa e priste Sinan Idrizi.

Fillimisht ka pasur një debat të fortë verbal mes tyre, ndërsa më pas kanë përfunduar në sherr me grushte. Kanë ndërhyrë edhe shoqëruesit e Idrizit, të cilët kanë gjuajtur në drejtim të avokatit të njohur”. /abcnews.al