Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Orges Bilbilin duke rrëzuar kështu kërkesën e tij për lirim.
LEXO edhe: EKSKLUZIVE/ Orges Bilbili lëvizte lirshëm me dokument policie në Tiranë
Bilbili së bashku me Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshin akuzohen për masakrën e Lushnjës në vitin 2017.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për ABC News, dyshohet se në “masakrën e Lushnjes”, Bilbili, Kaloshi dhe Haxhiu synonin të vrisnin nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por mbetën të vrarë Jurgen Hoxha, Zamir Latifi, dhe u plagos pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.
LEXO edhe: Masakra e Lushnjës: Dyshohet se autorët janë larguar jashtë vendit me pasaportë false
Prokuroria ka ngritur akuzat për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe grup i strukturuar kriminal” ndaj 3 të arrestuarve.
Bilbili, ka qenë jo vetëm një nga personat më të kërkuar në rrethin e Lushnjës e në Shqipëri, por edhe në kërkim ndërkombëtar.
Aso kohe kërkime të shumta janë kryer në gjithë territorin shqiptar por që nuk kanë bërë të mundur kapjen e Bilbilit.
Orges Bilbili u arrestua në Tiranë gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, pas përplasjes me efektivët që kryenin kontrollin në territor.
Arrestimi nga policia e Tiranës i Orges Bilbilit u quajt një sukses i konsiderueshëm.
Kjo për faktin se policia është e bindur se ai është një nga tre autorët e dyshuar të disa vrasjeve të pamëshirshme, që vitet e fundit kanë terrorizuar Lushnjen./abcnews.al