“Çfarë duan gratë”?, është pyetja që vazhdon të zgjojë shumë dilema.
Tashmë është kthyer edhe në një shaka për faktin se një grua do aq shumë saqë është e vështirë të komunikohet me fjalë.
Madje janë shkruar edhe libra në lidhje me këtë, ku mund të përmendim librin e autorit Daniel Bergner, që mban titullin, “Çfarë duan gratë?”.
Por mesa duket këngëtari Klajdi Haruni e ka gjetur përgjigjen, sepse sipas tij gratë duan një gjë të thjeshtë: “Fjalëkalimin e Instagramit”.
Ndoshta ai po flet për një grua në jetën e tij, ndoshta edhe jo.Gjithçka mbetet për t’u zbuluar në vijim nga këngëtari. /abcnews.al