Lajm i fundit nga Spanja: Lionel Messi pritet të largohet nga Barcelona. Ylli argjentinas i ka komunikuar klubit katalanas se dëshiron të largohet këtë merkato, madje si lojtar i lirë, për shkak të një klauzole që e lejon të largohet me parametra zero.
Kjo klauzolë, ka skaduar në maj, por për shkak të pandemisë dhe shtyrjes së shumë datave, Messi kërkon ta rikthejë dhe të ndërrojë skuadër.
Një bombë kjo në merkato dhe duket se kësaj radhe janë më shumë se thjesht zëra. Por çfarë po ndodh realisht me yllin argjentinas dhe ku do të transferohet ai në rast largimi? Po flitet shumë për skuadrën e Interit, por Messi paguhet 1 milion euro në javë te Barcelona, një rrogë sezonale gati 50 milion euro, pa bonuse.
Lionel Messi has asked Barcelona to accept a clause in his contract that would allow him to move on a free this summer. The club are holding an emergency meeting to discuss the issue, reports @rac1 ? pic.twitter.com/dGI6DITayL
— B/R Football (@brfootball) August 25, 2020
Këto shifra, duken të papërballueshme nga Interi. Këtu hyjnë në garë PSG-ja dhe Manchester City, por ende ka shumë hije sa i takon kësaj lëvizje, që padiskutim do të ishte më e bujshmja në historinë e futbollit./abcnews.al

