Spanja kërkon ndihmën e ushtrisë për të luftuar COVID-19

schedule15:39 - 25 Gusht, 2020

schedule 15:39 - 25 Gusht, 2020

Spanja do të kërkojë ndihmën e ushtrisë pas rritjeve të rasteve me koronavirus. Rreth dy mijë ushtarë do të ndihmojnë qeveritë rajonale në luftën ndaj pandemisë globale, tha kryeministri, Pedro Sanchez.

Ai tha se përhapja e epidemisë në vend ishte “shqetësuese”, megjithëse shtoi se ishte akoma larg nga situata e marsit, kur u vendos një nga bllokimet më të rrepta të Europës.

“Ne nuk mund të lejojmë që pandemia  të marrë përsëri kontrollin e jetës sonë”, deklaroi kreu i qeverisë spanjolle.

Spanja ka raportuar më shumë se 405 mijë raste  dhe më shumë se 28.800 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!