Qyteti që ndaloi përdorimin e telefonave celularë gjatë ecjes

schedule15:38 - 25 Gusht, 2020

schedule 15:38 - 25 Gusht, 2020

Mund të duket e pabesueshme, por është vendosur në fuqi ndalimi i përdorimin të telefonave celularë nga këmbësorët, gjatë ecjes.

Kur udhëtarët të dalin nga treni në Yamato City, një lagje periferike rreth 30 kilometra larg Tokios, sytë mund t’i drejtojnë nga vijat e bardha dhe askund tjetër.

Është kjo një iniciativë që, sipas zyrtarëve lokalë, është e nevojshme dhe që pritet të ketë sukses.

Rrugët japoneze janë të mbushura me “arukisumaho”, term ky i përdorur kudo për të përshkruar këmbësorët që ecin me hapa të ngadaltë e koka të përkulura tek vrojtojnë ekranet e celularëve.

Në janar, Yamato City ndërmori një studim në dy vende dhe zbuloi se rreth 12 për qind e 6.000 këmbësorëve të regjistruar të qytetit përdorin telefonat teksa ecin.

“Kjo gjë është thjesht e rrezikshme”, u shpreh kryebashkiaku Satoru Ohki, i cili fillimisht e shqyrtoi idenë me ligjvënësit lokalë dhe, pas zhvillimit të konsultimeve publike, zbuloi se tetë prej çdo dhjetë personave e mbështesin këtë ide./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!