Napoli është grumbulluar në Castel di Sangro për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm futbollistik. Para se të ndodhte diçka e tillë, të gjithë futbollistët janë testuar për COVID-19 dhe më pas kanë dalë edhe përgjigjet.
Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, dy futbollistët shqiptarë të klubit italian, kanë dalë negativë. E njëjta gjë edhe me lojtarët e tjetër të Napolit dhe tashmë trajneri Gennaro Gattuso mund të punojë i qetë me skuadrën.
LOJTARËT E GRUMBULLUAR: Ospina, Meret, Contini, Di Lorenzo, HYSAJ, Malcuit, Manolas, Ghoulam, Koulibaly, Maksimovic, Mario Rui, RRAHMANI, Luperto, Allan, Demme, Elmas, Lobotka, Fabian Ruiz, Zielinski, Insigne, Politano, Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Osimhen, Ounas, Younes, Bifulco, Ciciretti, Gaetano, Machach, Tutino, Daniele. /abcnews.al