Vendimi i SHBA-ve për të miratuar përdorimin e plazmës si trajtim për të sëmurët me Covid-19 ka pasur një efekt të papritur në tregjet ndërkombëtare.
Pasi presidenti amerikan Donald Trump dha lajmin, çmimi i naftës bruto u rrit në 45.01 dollarë për fuçi krahasuar me 44.80 që ishte në mëngjes.
Trump tha se plazma konvaleshente, “do të shpëtojë shumë jetë njerëzish të prekur nga koronavirusi”.
Presidenti dhe Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar, gjatë një takimi me gazetarët, theksuan se një muaj pas trajtimit me plazmë ka pasur një rënie me 35 për qind të vdekshmërisë tek pacientët nën 80 vjeç, që nuk kanë qenë në respiratorë, dhe që e kanë filluar trajtimin në fazat e hershme të prekjes nga virusi.
Pak para konferencës së shtypit, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave, njoftoi se kishte autorizuar, por teknikisht pa i dhënë miratim përfundimtar, përdorimit të plazmës që përmban anti-trupa nga pacientë të shëruar. /abcnews.al/