Kim Kardashian dhe Kany West kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas krizës në çift që po kalojnë. Ata udhëtuan së bashku me fëmijët e tyre drejt Karaibeve, si një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre. Sipas mediave të huaja, ata kanë jetuar të ndarë për një vit, por situata u përkeqësua pasi reperi tha se ai dhe Kim kishin menduar abortimin e vajzës North, që tashmë është 7-vjeç.
Ai hodhi akuza ndaj gruas së tij, se kishte tentuar ta mbyllte në spital dhe se kishte tentuar të divorcohej me të. Por, së fundmi një postim që ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka bërë, ka shtuar dyshimet se dyshja po e gjen rrugën e përbashkët për tu rikthyer së bashku. Ajo ka publikuar disa foto së bashku me familjen në një liqen, dhe me të është shfaqur edhe Kanye.
Kaq ka mjaftuar që fansat dhe mediat e huaja të spekulojnë që dyshja duket se e ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe po i japin një mundësi tjetër njëri-tjetrit. Gjithashtu, një video që reperi publikoi pak ditë më parë, ku shihej së bashku me të bijën duke kërcyer tregon se gjërat po rregullohen në familjen West. /abcnews.al/