Kellyanne Conway ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit Donald Trump. Në një deklaratë, zonja Conway tha se do të jepte dorëheqjen në fund të gushtit për t’u përqendruar te fëmijët e saj.
“Katër fëmijët tanë janë adoleshentë dhe do të fillojnë një vit të ri akademik. “Si miliona prindër në të gjithë vendin e dinë, se fëmijët” do të vazhdojnë shkollën nga shtëpia ” dhe kjo kërkon vëmendje dhe vigjilencë të madhe.”
Burri i saj George, një kritik i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga politika. Ajo shtoi se vendimi ishte plotësisht zgjedhja e saj.
Conway ka shërbyer për katër vite, duke e bërë atë gruan e rangut më të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është gjithashtu gruaja e parë që drejtoi një fushatë të suksesshme presidenciale amerikane, atë të Trump në 2016.
Njoftimi erdhi disa orë pasi një nga vajzat e zonjës Conway, Claudia, deklaroi se puna e nënës së saj kishte “shkatërruar jetën e saj”.
my mother’s job ruined my life to begin with. heartbreaking that she continues to go down that path after years of watching her children suffer. selfish. it’s all about money and fame, ladies and gentlemen.
— CLAUDIA CONWAY (@claudiamconwayy) August 23, 2020
Conway ka deklaruar publikisht se presidenti është i paaftë./abcnews.al