Prej disa ditësh një sanitare në pediatrinë e Korçës është konfirmuar për Covid-19.
Burime për ABC News thonë se është karantinuar një pjesë e stafit mjekësor në pediatrinë e Korçës.
Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj për abcnews.al, sanitarja që rezultoi pozitiv për koronavirus ndodhet e intubuar në spitalin infektiv në Tiranë.
Po të njëjtat burime thonë se janë karantinuar edhe infermierë në urgjencën e spitalit të Korçës pasi kanë shfaqur shenja të covid-19.
Sanitarja dyshohet të jetë infektuar nga bashkëshorti i cili punonte mekanik në një fasoneri./abcnews.al