Nexhipi karikon Kukësin: Slavia duhet kaluar, jepni maksimumin!

schedule16:22 - 23 Gusht, 2020

schedule 16:22 - 23 Gusht, 2020

Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit, ka folur në prag të ndeshjes që verilindorët do të luajnë në Europa League. Fillimisht ai foli për lëvizjet e bëra në merkato. “Kemi afruar lojtarë të cilët ishin të nevojshëm. Do shohim deri në fund se si do të shkojnë gjërat. Besoj se ky është ekipi që do të përballet me Slavia Sofia në kupat e Europës”, thotë Nexhipi për Supersport.

Bullgarët janë një ekip i mirë dhe kërkohet vlerësim maksimal. Në lidhje me ndeshjen, Nexhipi shton: “Kemi marra informacione për kundërshtarin. Janë një ekip që përbëhen kryesisht nga lojtar vendas. Atje kam një lojtar me të cilin kam luajtur me të, i cili është i dëmtuar dhe nuk luan këtë ndeshje.

E kemi studiuar kundërshtarin, kanë luajtur tre ndeshje në kampionat. E dimë për çfarë ekipi bëhet fjalë. Stafi i ka parë ata. Nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë, duhet të jemi të përqendruar në maksimum që ta kalojmë patjetër këtë tur”.

Në lidhje me testimet për COVID-19 të Slavia Sofia, Nexhipi deklaron: “Në Shqipëri nuk ka nevojë kush për testime, kur futet këtu. Ashtu do të jetë edhe për ndeshjen kundër Slavia. Ata vijnë me rezultatet e testeve që bëjnë atje. Besoj se nuk do të testohen në vendin tonë sërish”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!