Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka folur para sfidës finale të UEFA Champions League, atë kundë PSG-së.
Në fjalën e tij, Flick tha: “Në ndeshjet tona ne gjithmonë kemi luajtur lart. Nuk do të ndryshojmë shumë për mbrëmjen e nesërme.
Ne nuk duhet t’iu lejojmë shumë hapësira kundërshtarëve tanë. I kemi parë të gjitha ndeshjet e PSG-së dhe ato janë shumë të ngjashëm me Barcelonën.
Ata kanë lojtarë të pabesueshëm dhe do të jetë një sfidë shumë, shumë e vështirë. Ne jemi gati, gjithsesi”, u shpreh strategu bavarez./abcnews.al