I fiksuar pas tatuazheve, Balotelli prezanton një kundër racizmit

schedule16:59 - 22 Gusht, 2020

schedule 16:59 - 22 Gusht, 2020

Ish-sulmuesi i Brescias, Mario Balotelli, vazhdon të tërheqë vëmëndjen me veprimet e tij. Këtë herë lojtari problematik na ka prezantuar me pesë tatuazhet e tij të reja, që i ka postuar në faqen e tij në “Instagram”.

Italiani, i cili tashmë është pa ekip, ka zgjedhur këtë mënyrë për të treguar tatuazhet e tij, ku çdo njëra ka një kuptim të veçantë për të.

https://www.instagram.com/p/CEJ5_wSHTs5/?igshid=1tus432h59q38

SuperMario ka vendosur të shkruajë “Black Power” mbi syrin e tij të djathtë, duke vazhduar kështu luftën kundër racizmit, gjë të cilën ka disa kohë që po e bën në rrjetet sociale.

Në krah të syrit 30-vjeçari ka bërë një kryq të  thjeshtë. Balotelli ka lindur nga prindër të krishterë dhe sigurisht beson te Jezusi.

Ndërkohë, pas veshit të djathtë ai ka zgjedhur një gorillë dhe nga ana tjetër një krah të shqiponjës. E fundit është gërma M, që me shumë mundësi është iniciali i tij.

Balotelli ka dhe disa dhjetëra tatuazhe të tjerë në trup, ku nuk mungon dhe një thënie e luftëtarit Genghis Khan. /abcnews.al