Pandemia ka bërë që bankat e nivelit të dytë të jenë më të kujdesshme në dhënien e kredive për qytetarët. Sipas një vlerësimi të Bankës së Shqipërisë rezulton se në periudhën prill-qershor ka pasur një ngadalësim të kreditimit si për blerje banesash ashtu edhe për kredi konsumatorë.
Në tremujorin e dytë të vitit, kredia për individë ishte rreth 1.4 % më e ulët krahasuar me tremujorin paraardhës. Por kjo situatë është ndikuar edhe nga një kërkesë më e ulët e qytetarëve për të marrë kredi sidomos për blerje banese.
Mbyllja e një sërë biznesesh ka ndikuar direkt në pagat e shumë qytetarëve gjatë tremujorit të dytë .Kjo ka bërë që shumë persona që kanë pasur në plan blerjen e një banese apo mobilimin e tyre ta shtyjnë atë në një moment të dytë. Nga të dhënat vërehet se përqendrimi më i lartë i kreditimit për blerje banese rezulton në Tiranë me mbi 70% të kredisë në total dhënë për këtë qëllim. Më pas renditen Durrësi dhe Vlora me 8.1% dhe Vlora me 4.3%.
Financimi i lartë i këtij segmenti të tregut me kredi lidhet me përqendrimin demografik dhe çmimet e larta të banesave në kryeqytet , e cila nxit kërkesën për kredi për strehim. Tirana mban vendin e parë edhe per marrjen e kredive konsumatore por në nivele pak më të ulëta se ajo për për blerje banesash . Në këtë mënyrë 44% e kredisë për konsum është disbursuar në qarkun e Tiranës, 8.9% e saj në atë të Durrësit, 5.6% në qarkun e Fierit dhe 5.5% në atë të Vlorës.
Struktura e kredisë sipas qëllimit të përdorimit tregon për dominim të këtij portofoli nga kredia e dhënë në segmentin për blerje banese. Ky portofol përbën mbi 64% të stokut të kredisë për individë dhe rreth 22% të stokut total të kredisë për sektorit privat.
Ndryshe nga kreditimi për individët Kredia për biznesin u rrit në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat e vrojtimit të aktivitetit kreditues, të Bankës së Shqipërisë, tregojnë rritja e kredisë në këtë segment është mbështetur nga skemat e kredisë me garanci sovrane të mbështetura nga qeveria./abcnews.al