Kapet me drogë në makinë, procedohet penalisht shoferi i Majlinda Bufit

schedule13:13 - 22 Gusht, 2020

schedule 13:13 - 22 Gusht, 2020

Nipi i i kryetares dhe njeherazi shofer i bashkisë në Roskovec është proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia pasi është kapur me drogë në makinë.

Mes tre personave të arrestuar dhe 5 të proceduarve penalisht në Fier gjatë 24 orëve të fundit ka qenë edhe Arber Bufi 35 vjeç, nipi i kryetares së bashkisë Majlinda Bufi.

LEXO EDHE: U kapen me drogë në makinë, arrestohen tre të rinj në Fier, procedohen penalisht 5 të tjerë

Burime për Abc News bëjnë me dije se droga e gjetur në një nga makinat e bashkisë që përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë prononcim nga policia e Fierit dhe nga vetë kryebashkiakja Bufi. Ndërkohë lajmin për procedimin penal të 35 vjeçarit e kanë konfirmuar burime pranë bashkisë së Roskovecit dhe nga dega e PD-së në këtë qytet./abcnews.al