Lopetegui nuk harron: Ky trofe shkon për ata që na ndihmuan nga parajsa

schedule12:14 - 22 Gusht, 2020

schedule 12:14 - 22 Gusht, 2020

Sevilla arriti të fitojë mbrëmjen e djeshme trofeun e Europa League për herë të gjashtë në histori, pasi mposhti të besuarit e Antonio Contes 3-2. Tekniku i spanjollëve, Jolen Lopetegui, është shprehur tepër i lumtur për fitoren. Suksesin ai ia ka dedikuar dy ish-lojtarëve të klubit, Puerta e Reyes, dhe sigurisht të gjithë tifozëve të Sevilla.

“Është një gëzim shumë i madh për mua, siç është për të gjithë tifozët e Sevilla. Ne kemi një klub të mrekullueshëm, ku të gjithë mundohemi të kontribuojmë për të çuar akoma dhe më lart atë.

Kjo është për të gjithë tifozët tanë, edhe pse ne nuk mund të festojmë me ta për shkak të pandemisë. Unë i kërkoj atyre që të tregojnë kujdes dhe të festojnë ashtu siç munden. Ky trofe është për Antonio Puerta dhe për Antonio Reyes”, deklaroi spanjolli pas ndeshjes.

“Lojtarët treguan një shpirt gare të paparë. Edhe nëse nuk do të kishim fituar, sërish do të ishim krenar. Kjo sepse kemi bërë një rrugëtim të mrekullueshëm. Siç thotë dhe himni ynë, ky ekip nuk heq kurrë dorë.

Kemi fituar një titull shumë të rëndësishëm dhe ky shkon për ata që na ndihmuan nga parajsa”, mbyll Lopetegui, i cili nuk i harron dy legjendat e klubit, të cilët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!