Sa 4 fusha basketbolli, artisti krijon pikturën më të madhe në botë gjatë karantinës

schedule17:49 - 21 Gusht, 2020

schedule 17:49 - 21 Gusht, 2020

Një artist britanik ka krijuar pikturën më të madhe ndonjëherë me telajo. E titulluar “Udhëtimi i njerëzimit”, vepra u krijua në sallën e hotelit ku artisti Sacha Jafri po qëndronte në Dubai për një periudhë afro 5 mujore, pas masave izoluese për shkak të Covid-19.

Vepra, të cilën ai e quan “realizëm magjik” ka një madhësi sa katër fusha basketbolli, dhe përbëhet nga qindra punime që fëmijë nga e gjithë bota i kanë dërguar online. Pasi të përfundojë, vepra do të vendoset në qiellgërvishtësen më të lartë, Burj Khalifa, shkruan abcnews.al.

Ndërsa më pas do të ndahet më 60 pjesë për t’u shitur në ankand në Dubai në dhjetor. Projekti është pjesë e nismës Humanity Inspired, e cila bashkëpunon me UNICEF dhe UNESCO ​​për të ndihmuar fëmijët në nevojë, sipas CNN.

Iu kërkova fëmijëve që të dërgonin veprat e tyre që tregonin sesi ndiheshin. Pesë muajt e fundit ishin shumë të vështira dhe mjaft të frikshme. imagjinoni se si ndihet një fëmijë 4-vjeçar“. tha Jafri, duke shtuar: “Ne synojmë të mbledhim 30 milion dollarë për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve të varfër nga e gjithë bota për arsimimi, shëndet”. /abcnews.al/

Artist Sacha Jafri at work, in a hotel ballroom in Dubai, on what is expected to be the world's largest painting

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!