Gazetari gjerman Peter Tiede ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për të negociuar me presidentin e Bjellorusisë Lukashenko për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike pas zgjedhjeve të manipuluara të 9 gushtit.
Tiede, gazetari i gazetës BILD që publikoi përgjimet e “dosjes 339” për vjedhjen e votave në zgjedhjet në Dibër e Durrës, përmes një statusi në facebook shkruan:
“Nuk është shaka: Edi Rama tentoi dje të nisë negociatat me Lukashenkon. Në emër të OSBE-së. Nuk mund ta besoj!”
Më tej, Tiede përdor një shprehje gjermane në fund të postimit:
“Besoj se po bie borë (ose pluhur)”.
Peter Tiede, gazetari gjerman i gazetës gjermane BILD, ka bërë publike audio-përgjimet që pretendohet se tregonin përfshirjen e drejtuesve të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017./abcnews.al