Kryeministri Edi Rama ka replikuar ditën e sotme me një qytetar i cili ngre akuza se në Urgjencën e Spitalit Nënë Tereza nëse nuk paguan nuk të çojnë në repart, ndërsa shton se vendet e punës i jepen vetëm atyre që janë të lidhur me PS.
“Ju dilni gjithmone dhe flisni, por realiteti eshte krejt ndryshe. E dini ju ministre se ne urgjencen e spitalit Nene Tereza nqs nuk paguan nuk te cojne ne repart. Shko dhe shiko realitetin.,shiko edhe vendet e punes qe u jepen njerezve qe jane servil te partise Socialiste”, shkruan qytetari.
Në përgjigjen e adresuar ndaj tij, Rama shprehet se realiteti është ai që prezanton qeveria, ndërsa sa i përket akuzës së bërë e fton qytetarin të flasë me emra konkretë.
“Realitet eshte ky nuk eshte film artistik, ndersa per sa i perket akuzes qe ben, beje konkrete me emer e mbiemer ose hesht e mos hidh balte mbi bluzat e bardha, qe po e tregojne veten ne diten me te erret per shendetin publik per shkak te pandemise!”, shkruan Rama./abcnews.al


