Frikë nga kanceri, Michael Ballack operohet urgjentisht në shpinë

schedule17:42 - 20 Gusht, 2020

schedule 17:42 - 20 Gusht, 2020

Ish-mesfushori legjendar gjerman, Michael Ballack, është operuar urgjentisht në shpinë, pasi ka pasur frikë nga një kancer i mundshëm. Pas këtij operacioni, vetëm lajme të mira për Ballack, i cili është shumë mirë.

Aktualisht, gjermani ndodhet në rikuperim, por familjarët e tij kanë siguruar që gjendja e tij shëndetësore, është e mirë dhe nuk ka rrezik për jetën.

Një lajm që tronditi të gjithë botën e sportit, por për fat të mirë, legjenda gjermane e ka kaluar pa rrezik për jetën. Ka pasur tumor në pjesën e shpinës së Ballack, por pas operacionit, është zhdukur dhe tashmë është në shëndet të plotë./abcnews.al