Zhvillime te Barcelona. Tifozët katalanas janë të shqetësuar nga lajmet që Lionel Messi mendon të largohet që këtë verë, edhe pse drejtuesit e klubit kanë garantuar që argjentinasi e ka ndarë mendjen ta mbylle karrierën në skuadrën “blaugrana”.
Së fundmi raportohet se Messi do të ndërpresë pushimet e tij, vetëm e vetëm që të flasë me trajnerin e ri Ronald Koeman përballë. Sigurisht e ardhmja do të jetë temë diskutimi dhe holandezi më parë ka theksuar se nuk ka pse ta bindë yllin e sulmit për të qëndruar.
Takimi do të zhvillohet brenda kësaj javë dhe me gjasa do të shuhen të gjitha dyshimet në lidhje me të ardhmen e Messit. Koeman në krahun tjetër ka nisur të bëjë edhe plane për afrimet e reja në ekip.
Georginio Wijnaldum, mesfushori holandez i Liverpool, është në listën e dëshirave të merkatos. Raportohet se ka pasur edhe një komunikim mes trajneri të Barcelonës dhe futbollistit të përmendur më lart, madje i është kërkuar që të mos rinovojë me “The Reds”. /abcnews.al
the first meeting between them will be today (@partidazocope)
— Francesco Porzio (@fraporzio95) August 20, 2020