Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli për mediat pas ndeshjes së fituar 0-2 kundër Dinamo Tbilis, një fitore e madhe. Në fjalën e tij, kreu i stolit bardheblu u shpreh:
Ne luajtëm të bashkuar mbrapa për t’i ndëshkuar me kundër sulmin. Edhe te dy gola t e shënuar u përpoqëm të ishim sa më pranë çdo lojtari.
Ne nuk jemi në formën që ata janë. Sigurisht që këtë fitore do ja dedikoj Zotit pasi është filozofia ime në jetë.
Është ai që të jep mundësitë. Edhe golat erdhën nga asgjëja edhe pse ne pritëm momentin e duhur. Që kur na ra shorit me Dinamo Tbislisin kisha një parandjenjë që do e kualifikoja skuadrën.
Pra është Zoti që më jep besim të fitoj ndeshjet. Zoti e ka vendosur para se të ndodhë sepse e kam pasur mundësinë të kualifikohem herën e parë si portier. Edhe në çasti kur do të mësonim se me kë do na binte, unë dhe menaxheri dëshironim që të na binte me Dinamo Tbilisin”, u shpreh Egbo./abcnews.al