Tirana arriti një fitore historike mbrëmjen e sotme kundër Dinamo Tbilisi në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Champions League. Bardheblutë fituan me rezultatin e pastër 0-2 dhe festa ishte e gjitha për të besuarit e Emannuel Egbos.
Në një video të postuar në “Facebook”, lojtarët shikohen të ekzaltuar dhe kanë të drejtë pasi kanë arritur një sukses të merituar.
Klubi kryeqytetas do të përfitojë plot 380 mijë euro nga UEFA për kalimin e turit të parë. Gjithashtu edhe lojtarët do të mbushin xhepat, ku presidenti Halili kishte premtuar një premio prej 100 mijë eurosh. Është koha e Tiranës. /abcnews.al
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2659843367605102&id=1416627851926666