Aulona Musta ka dhënë disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë prindërve se si të sillen me fëmijët e tyre. Në një video që ka publikuar në kanalin e saj në Youtube, Aulona rendit 5 këshilla nga eksperienca vetjake, që sipas saj janë shumë të rëndësishme, për të cilën kanë qenë efektive.
Vendosni orare.
Aulona shprehet se oraret e gjumit, ushqimit, kohës për të parë televizor apo për një aktivitet tjetër duhet të përcaktohen qartë.
Fëmija do të konsumojë ushqimin që konsumojnë dhe familjarët.
Ajo thotë se “nëse fëmija ju sheh që konsumoni oriz, perime, pica, sufllaqe, ëmbëlsira gjatë gjithë kohës, normalisht që dhe ai/ajo do të dojë të konsumojë ato gjëra” dhe se ata duhen mësuar me këtë rregull të ushqyeri që në moshë të vogël.
Lexojini sa më shumë fëmijëve tuaj
“Unë mendoj se leximi është ushqimi më i mirë që mund të bëjë njeriu për trurin dhe shpirtin. Nëse ti je një njeri i lexuar do ta kesh shumë të thjeshtë në jetë.”, thotë Aulona. Ajo shpjegon se i ka lexuar vajzës së saj që në moshë të vogël, dhe se leximi është një nga faktorët që e stimulojnë zhvillimin e trurit të fëmijës.
Komunikimi
“Fëmija nuk duhet trajtuar si fëmijë, por si një i rritur. Nëse fëmija të pyet se “pse nuk mund ta ha këtë çokollatën”, mos iu përgjigjni me: “Kështu dua unë apo kështu duhet apo thotë babi”, por i duhet shpjeguar në përputhje me moshën e tij. Edhe kur ti mendon se fëmija nuk do e kuptojë në fakt diçka e vogël nga ajo që thua atij/ asaj do t’i mbetet në mendje.”, thotë Aulona.
Lëreni të lirë
“Mos u përpiqni ta ndryshoni fëmijën tuaj. Duhet të gjrni ekuilibrin midis rregullit dhe ta lini të lirë. Prindi duhet të njohë karakterin e fëmijës, ta lënë të lirë të zhvillojë karakterin dhe personalitetin e tij, duke theksuar gjërat e mira dhe duke u përpjekur rrugës për të rregulluar ato gjëra që nuk duken jo dhe qa të mira”, thekson ajo. /abcnews.al/