Laçi ka luajtur sot një sfidë miqësore kundër Apolonisë, ekip që këtë sezon të ri do të militojë në Kategorinë Superiore. Kurbinasit arritën ta fitonin këtë takim, me rezultatin 1-0, falë një goli të realizuar nga mesfushori Lushkja.
Të dyja skuadrat provuan shumë futbollistë në këtë takim, duke iu dhënë mundësinë trajnerëve Cungu dhe Mërgjyshi të kenë një ide më të qartë për futbollistët që do të aktivizojnë në sezonin 2020/21.
Ndërsa për autorin e golit Lushkja, forma e mirë e sezonit të kaluar duket se po vazhdon, me futbollistin e kurbinasve që është një ndër më të mirët në rolin e tij në futbollin shqiptar./abcnews.al
Miqësore, 19 gusht 2020
Laçi – Apolonia 1-0
Shënues: Lushkja