Nuk është dakord që të jetë kaq seksi, Bebe nxjerr videon ku i ati i “tërheq veshin”

schedule15:49 - 19 Gusht, 2020

schedule 15:49 - 19 Gusht, 2020

Bebe Rexha ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Artistja shqiptare numëron disa këngë në repertorin e saj, që janë kthyer menjëherë në hite. Ajo ka treguar shpesh për kritikat e të atit ndaj paraqitjes së saj. Së fundmi, Bebe ka ndarë me ndjekësit një video teksa dëgjohet babai i saj që i tërheq vëmendjen, i cili nuk pajtohet me faktin që vajza e tij të jetë kaq “seksi”.

Ti mund jesh seksi dhe gjithçka, por të kesh klas dhe të tregohesh e zgjuar… dhe gjithçka që dëshiron të bësh, bisedo më nënën tënde. Nëna jote është shumë …”, dëgjohet babai i saj duke thënë, para se Bebe të ndërpriste videon.

Ngrini volumin dhe ju lutem prisni fundin. Babai po më jep leksione në Facetime”, ka shkruar këngëtarja shqiptare krahas videos. Kujtojmë që Bebe kohët e fundit është përballur me probleme shëndetësore. Ajo është shprehur se vuan nga infeksioni i sinusit dhe për këtë do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!