Egnatia vijon të përforcohet, me synim ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm. Pas emërimit të trajnerit Gugash Magani, drejtuesit e klubit rrogozhinas bindën edhe djalin e tij, Artur Maganin.
Sulmuesi la elitën e futbollit dardan, pas eksperiencës me Ballkanin. Më parë kishte luajtur edhe me Lirinë e Prizrenit dhe Feronikelit. Ditën e sotme një tjetër Magani i është bashkuar Egnatias.
Bëhet fjalë për mbrojtën anësor, Endrienin, e larguar nga Lushnja. Klubi rrogozhinas ka bërë edhe një tjetër lëvizje, duke rinovuar kontratën me mesfushorin Brixhild Brahimaj.
“Agim Demrozi, presidenti i Futboll Klub Egnatias, vazhdon kompletimin e skuadrës për sezonin e ri futbollistik. Ekipi është kompletuar në mbrojtje, duke firmosur me Endri Maganin, i cili do jetë pjesë e Egnatias për 2 sezone. Mesfushori Brixhild Brahimaj ka rinovuar kontratën 1+1 me Egnatian”, njofton Egnatia. / abcnews.al
https://www.facebook.com/545971665515691/posts/3120190831427082/