Modelja Emina Cunmulaj është një nga vajzat shqiptare me famë ndërkombëtare. Ajo jeton prej vitesh në SHBA, ku ka krijuar familjen e saj me një miliarder me të cilin ka edhe dy vajza.
Mirëpo, nga ato çfarë poston në rrjetet sociale, vihet re që Eminës i pëlqen thjeshtësia. Ajo tregon herë pas here se i pëlqen të gatuajë apo të kujdeset për kopshtin.
Së fundmi, modelja ka ndarë në Instagram momentin e përgatitjes së vaktit të drekës për vajzën e saj, të përbërë me bukë, djathë, domate, tranguj dhe ullinj.
Në këtë formë, ajo tregon se si ishin sanduiçët kur ishte e vogël, thjesht bukë me djathë e domate./abcnews.al





