Nga mbrojtja, në sulm: Tre përforcime për Besën e Kavajës

schedule11:56 - 18 Gusht, 2020

schedule 11:56 - 18 Gusht, 2020

Besa e Kavajës ka bërë lëvizjet e para në merkato, duke ndërhyrë në çdo repart. Trajneri Ndriçim Kashami i preh krahëhapur afrimet e reja, pasi mund ta ndihmojnë shumë skuadrën në sezonin e ardhshëm.

Dy lojtarë kanë lënë Besëlidhjen dhe do të luajnë me fanellën bardhezi këtë sezon. Njëri është mbrojtësi Igli Moqi, prodhim i Shkëndijës së Tiranës. Ai ka spikatur edhe me golat e shënuar, pasi i ka ndëshkuar kundërshtarët e lezhjanëve katër herë.

Për mesfushën, nga Besëlidhja është marrë Eristotel Koleci. Në të shkuarën ai ka qenë edhe pjesë e Kamzës dhe Tomorit. Kashami do të ketë nën urdhrat e tij edhe një sulmues, Jurgen Peqinin, autor i 9 golave vjet me Turbinën. Elbasani, Teuta dhe Erzeni janë skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur 21-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!