Këto pamje vijnë nga Wuhan, qyteti kinez që u kthye ndër më të njohurit në botë. Wuhan ishte vatra e parë e koronavirusit, i cili më pas shpërtheu në të gjithë botën.
Qyteti kinez për muaj me radhë ishte në izolim total, ndërsa imazhet që vinin nga atje ishin rrugët e boshatisura.
Por Wuhan pak muaj më parë ishte si një qytet fantazmë, i është rikthyer normalitetit. Një gjë të tillë e konfirmohet nga pamjet që vijnë nga andej.
Këtë fundjavë të shumtë kanë qenë të rinjtë të cilët janë mbledhur bashkë në një party në pishinë. Organizatorët për të tërhequr sa më shumë vizitorë kanë ofruar bileta me gjysmë çmimi për turistet.
Wuhan u fut në karantinë më 23 janar, në një kohë kur virusi kishte vrarë 17 njerëz dhe prekur më shumë se 400 të tjerë, shkruan abcnews.al.
Qyteti prej 11 milion banorësh u tërhoq plotësisht nga pjesa tjetër e Kinës, pasi mijëra njerëz u testuan gjatë muajve të ardhshëm dhe u vendosën në karantinë. Të gjitha tubimet e mëdha publike u anuluan dhe njerëzve u thanë që të mos mblidheshin.
Pas tre muajsh izolim total, gjendja filloi të ndryshojë në mars. /abcnews.al