Nga dasma deri te planet për fëmijë, Aurela Hoxha flet për të ardhmen

schedule09:19 - 18 Gusht, 2020

schedule 09:19 - 18 Gusht, 2020

Aurela Hoxha është një nga vajzat më të komentuara të ‘showbiz-it’. Ajo është përfolur gjithmonë për pamjen e jashtme, konkretisht për ndërhyrjet kirurgjikale, të cilat i ka pranuar edhe vetë.

Së fundmi, ajo jeton në Spanjë bashkë me partnerin e saj dhe duket se po e shijon shumë lidhjen.

E pyetur nga moderatorja, Ori Nebijaj nëse do ta shohim Aurelën me fustan të bardhë ajo ka thënë se:

“Jam pak e çuditshme, ndonjëherë dua një dasmë private në plazh, ndërsa ndonjëhere dua një dasmë shumë të madhe tradicionale këtu në Shqipëri. Kur ta vendosim le ta zgjedhë partneri, unë jam një vajzë e bindur”.

Ndërsa për sa i përket planeve për t’u bërë nënë, ajo ka thënë: “Disa gjëra i di zoti. Sigurisht që njerëzit planifikojnë, por sidomos për këtë gjë që është shumë e veçantë mendoj se ka një forcë më të madhe se ne që e ka planifikuar. Se di, por është i mirëseardhur kurdo që vijë. Nuk e shoh as të largët as të afërt”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!