Lukaku: Sot treguam potencialin tonë, të vazhdojmë kështu!

schedule23:18 - 17 Gusht, 2020

schedule 23:18 - 17 Gusht, 2020

Sulmuesi belg i Interit, Romelu Lukaku, foli pas ndeshjes së fituar kundër Shakhtar Donetskut me rezultatin 5-0. Lukaku shënoi dy gola dhe u duk mjaft i lumtur me paraqitjen e tij. “Skuadra po bën një punë të mirë. Të gjithë po japin maksimumin.

Kemi punuar mirë në atë mini-fazë përgatitore që kishim. Siç e shihni jemi mirë fizikisht dhe taktikisht. Çdo lojtar është 100%, shpresojmë të vazhdojmë kështu.

E dinim se ishin mirë në pasime. Nuk na vunë në rrezik, në pjesën e dytë treguam potencialin tonë dhe fuqinë e vërtetë”,- u shpreh Lukaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!