Shteti italian i është rikthyer masave të rrepta, pas rikthimit të rasteve të shumta me Covid-19.
Vëtëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 497 të infektuar, kjo mund të cilësohet edhe një val e re që ka kapluar Italinë, shkruan abcnews.al.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka konfirmuar pezullimin e aktiviteteve, të cilat zhvillohen në sallat e mbyllura, disko dhe ambiente të ngjashme, jashtë ose brenda. Masa është e vlefshme në të gjithë territorin italian, pra në të gjitha rajonet, dhe do të mbetet në fuqi të paktën deri më 7 shtator.
“Kështu po i japim një sinjal vendit që vëmendja duhet të mbahet e lartë”, tha ai.
Ndërsa restorantet dhe baret do të jenë në gjendje të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre, duke respektuar të gjitha masat anti-Covid.
Nga ana tjetër mbajtja e maskës do të jetë ende e detyruar për të gjithë. Këto vendime, për mbylljen e diskove apo ambienteve të tjera ka mërzitur shumë rininë italiane, të cilët duket se nuk i kanë pritur shumë mirë rikthimin e kufizimeve. /abcnews.al