Strategjia vjeshtë-dimër, Manastirliu: Shumëfishohen vaksinat falas për më të riskuarit

schedule16:17 - 17 Gusht, 2020

schedule 16:17 - 17 Gusht, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë prezantuar sot strategjinë e testimit për periudhën vjeshtë-dimër.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu theksoi se po zgjerohen akoma më shumë kapacitetet, duke filluar nga muaji shtator.

“Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për tju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë-dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit do të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga Shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve”, tha Manastirliu.

Gjitthashtu, ministrja parashtroi fuqizimin e disa elementëve të rritjes së survejancës, testimit, gjurimitt dhe kapaciteteve laboratorike.

“Do të zgjerohen kapacitetet, me pajisje të reja. Jo vetëm do të rrisim kapacitetet në disa laboratorë publikë në vend, por edhe në bashkëpunim me sektorin jopublik. Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, të përcaktuara nga ekspertët e ISHP, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, etj, me vaksinën e gripit falas”, tha Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!