Disa gabime që ju bëjnë të dukeni lirë edhe nëse keni veshur rroba të shtrenjta

schedule11:33 - 17 Gusht, 2020

schedule 11:33 - 17 Gusht, 2020

Pavarësisht se sa shumë shpenzoni për pamjen tuaj, shpesh bëni gabime që ndikojnë negativisht në stilin tuaj. Stili unik që mund të ndiqni nuk varet gjithmonë nga sasia e parave që shpenzoni për diçka. Bright Side ka renditur disa këshilla që duhet të ndiqni për t’u dukur më “të shtrenjtë” dhe njëkohësisht mahnitës, shkruan abcnews.al.

Veshje që kanë qenë në modë në sezonet e kaluara

14 gabime që ju bëjnë të dukeni të lirë, edhe nëse vishni rroba të shtrenjta

Nuk duhet të përdorni veshje që kanë qenë në modë në sezonet e kaluara, edhe nëse janë të shtrenjta. Nëse nuk jeni të gatshëm t’ju thoni lamtumirë disa veshjeve që keni blerë në sezonet e kaluara, përdorni ato lloje që nuk e humbasin rëndësinë e tyre me kalimin e kohës.

Rrobat e gjera

Edhe një këmishë e bardhë që supozohet se përshtatet me çdo gjë, mund të duket keq nëse nuk ju përshtatet si duhet në trup. Rrobat e gjera, që janë trend prej shumë kohësh mund të duken mjaft bukur në trupin e një modeleje që e shoqëron me disa aksesorë dhe me taka të larta. Por, një femër së cilës i duhet të mbajë fëmijën, apo diçka tjetër në krahë do të duket sikur e ka huazuar këtë veshje nga dikush tjetër që peshon shumë më tepër se ajo.

Perçinat shumëngjyrëshe

14 gabime që ju bëjnë të dukeni të lirë, edhe nëse vishni rroba të shtrenjta

Kur të blini xhinse, duhet të siguroheni se keni zgjedhur të duhurat jo vetëm në stil, por gjithashtu dhe të kontrolloni dhe perçinat. Përçinat shumëngjyrëshe mund t’i bëjnë xhinset të duken unike, por vetëm disa prej tyre mund të futen në lavatriçe. Edhe ata me cilësi të lartë, pasi të lahen shpesh do t’ju hiqet ngjyra që kanë. Prandaj kushtojini vëmendje, pasi kjo tregon dhe nëse një produkt është i markës apo jo.

Xhinset me mbishkrime ose shirita

Nëse doni të dukeni me një stil të klasit të lartë, rekomandohet që të zgjidhni xhinse me një stil minimalist – sa më e thjeshtë, aq më mirë. Sigurohuni t’i kushtoni vëmendje cilësisë së veshjes. Mos nguroni të blini xhinse të thjeshta, pasi do të dukeni të mrekullueshëm nëse dini t’i shoqëroni me rripin, çantën dhe këpucët e duhura.

Nuk kombinoni mirë ngjyrat

14 gabime që ju bëjnë të dukeni të lirë, edhe nëse vishni rroba të shtrenjta

Mos kombinimi i duhur i ngjyrave bën që edhe veshja më e shtrenjtë të duket e lirë. Rrobat e ndritshme duhet të jenë të balancuara me tonet pastel, janë ngjyrat që formojnë bazën e veshjeve. Rekomandohet që njëra prej ngjyrave të jetë neutrale, si e zeza apo ngjyrë qumështi apo një ton i lëkurës. Nëse kombinimi i ngjyrave të ndritshme duket shumë i guximshëm për ju, filloni të kombinoni disa veshje me të njëjtën ngjyrë, por në hije të ndryshme.

Veshjet me qepje të cilësisë së ulët

14 gabime që ju bëjnë të dukeni të lirë, edhe nëse vishni rroba të shtrenjta

Ndonëse qepja e një veshjeje duket mirë në pamje të parë, mund të mos garantojë sigurinë e kërkuar. Kushtojini vëmendje zonave ku bashkohen copat – fundi i njërës qepje duhet të përputhet në mënyrë perfekte në fillim të qepjes së dytë. Përndryshe do të vini re se veshjet do të shqepen ose grisen që pas larjes së parë.

Gërvishtjet e krijuara tek syzet

14 gabime që ju bëjnë të dukeni të lirë, edhe nëse vishni rroba të shtrenjta

Xhami i gërvishtur i syzeve mund të bëjë që ato të duken të lira. Nëse zgjidhni syze jo të shtrenjta me xham plastik, kushtojini rëndësi gjendjes së tyre dhe mbajini ato në raste të veçanta.

Bluzat me mbishkrime të printuara mbi to

14 gabime që ju bëjnë të dukeni të lirë, edhe nëse vishni rroba të shtrenjta

Veshjet me mbishkrime mbi të mund të jenë një zgjedhje e mirë për adoleshentët. Por në përgjithësi ata i bëjnë të rriturit të duken më fëminorë dhe të papjekur. Ata gjithashtu bien në sy si produkte të lira.

Mungesa e kopsave në rroba

14 gabime që ju bëjnë të dukeni të lirë, edhe nëse vishni rroba të shtrenjta

Kopsat janë një ndër detajet më të rëndësishme në një veshje. Duhet t’i kontrolloni vazhdimisht rrobat për këto detaje të vogla. Mos e vishni një rrobë nëse një kopsë ka rënë pasi kjo prish imazhin tuaj dhe bën që veshja të duket më e lirë.

Vishni taka që janë përdorur shumë

Mos vishni këpucë, taka e të cilëve është gërvishtur. Gërvishtjet mund t’i mbuloni me ndonjë produkt për këpucët që i bën ato më të shkëlqyeshme , dhe në këtë mënyrë i rinovoni ato për disa sezone të tjera.

Rrobat e lehta në dimër

Një fustan i shkurtër në mes të dimrit nuk duhet mahnitës por e kundërta. Nëse njerëzit kthehen për t’ju parë, kjo vjen vetëm për shkak se ju vishni rroba jo të përshtatshme për sezonin.

Një pamje më “e fryrë”

Është zgjedhja juaj që t’i nënshtroheni ndërhyrjeve për disa rregullime në pamjen tuaj. Por është e rëndësishme që të mos kaloni limitet dhe të dukeni sa më nëtyrale. Nëse të tjerët vënë re ndryshime drastike në pamjen tuaj, kjo do të thotë që e keni tepruar pak me botoksin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!