Egnatia sot zbret në fushë nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani, ndërkohë që drejtuesit e klubit vijojnë të punojnë për të përforcuar skuadrën.
Ditën e djeshme, rrogozhinasit kanë njoftuar edhe një tjetër afrim. Bëhet fjalë për mesfushorin Ildian Shyti, i cili lë Pogradecin dhe tani do të luajë me skuadrën e Egnatias.
“Pogradecari Ildian Shyti është përforcimi radhës i FK Egnatias në merkato. Mesfushori Ildian Shyti dhe presidenti Agim Demrozi kanë arritur akordin për të vazhduar së bashku projektin e nisur me trajnerin Gugash Magani.
Shyti ka provuar të luaj më parë me Pogradecin dhe Bylis”, shkruan Egnatia në njoftimin e bërë në rrjetet sociale. Më parë te rrogozhinasit kanë firmosur Ndriçim Shtubina, Artur Magani dhe Mario Teqja. /abcnews.al


