Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka reaguar për kaosin e shkaktuar ditët e fundit në Kakavijë.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Majko falenderon strukturat shtetërore të angazhuara.
Në mënyrë të veçantë Majko vlerëson angazhimin e kryepeshkopit Janullatos që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Majko ka zbuluar se i ka kërkuar ndihmë kryepeshkopit për të ndërhyrë.
Në mesazhin e tij, Majko nuk lë pa përmendur edhe kritikët, që sipas tij janë fjalë për “lugën”.
Mesazhi i Pandeli Majkos:
Falnderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.
Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.
Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan.
/abcnews.al