Pas një marrëveshjeje të arritur me palën greke mbrëmjen e djeshme, ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të së hënës, kalimi i të gjithë automjeteve në pikën doganore të Kakavijës.
Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj për abcnews.al, nga dita e nesërme çdo individ që do të kalojë do ti nënshtrohet regjimit të ri të rregullave të vendosura nga shteti grek.
Sipas autoriteteve greke, çdo person që kërkon të kalojë në tokën greke do të duhet të paraqesë dokument vertetues se kanë rezultuar negativ në tamponin e kryer për covid-19, dhe duhet ti nënshtrohen karantinimit të detyruar 7 ditor. /abcnews.al