Kur përmend Europa League, përmend emrin e Sevilla. Sado jashtë formës më të mirë dhe sado probleme të kenë, spanjollët janë “Zot” në këtë kompeticion.
Kjo gjë, u vërtetua dhe në sfidën e sotme ndaj Manchester United, duke triumfuar me përmbysje 2-1. Ishte Bruno Fernandes ai që shënoi me penallti që në minutën e nëntë të sfidës.
GOLAT/ Sevilla 2-1 Man. United
Suso barazoi që në pjesën e parë, pas një krosimi perfekt të Reguilon, ndërsa De Jong, i ardhur nga stoli, përmbysi gjithçka pas një asisti perfekt të Jesus Navas. Sevilla në finale, United në shtëpi…/abcnews.al