Abc News në Kakavijë: Vijojnë radhët e gjata dhe shtohen postblloqet e policisë

schedule18:59 - 16 Gusht, 2020

schedule 18:59 - 16 Gusht, 2020

Pas rreth 72 orësh kaotike me radhë kilometrike automjetesh, situata në pikën Kufitare të Kakavijës paraqitet më e qetë.

Gazetari i Abc News Juxhin Mustafaraj raporton nga Kakavija, ndërsa duket se situata është normalizuar, ndonëse radha vijon të jetë e gjatë.

Për shkak të situatës janë vendosur postblloqe të shumta policie për të informuar qytetarët për vendimet fundit të qeverisë greke, ku do të aplikojë një regjim të ri për të gjithë shtetasit që do të hyjnë në territorin e saj.

LEXO EDHE: Policia e Shtetit rikujtesë: Kakavija dhe Kapshtica punon deri në orën 22:00, dokumentet që duhet të keni

Ashtu sikurse abcnews.al ka raportuar më herët, mbrëmjen e sotme deri në orën 22:00 pritet që të gjitha automjetet që janë në radhë të kalojnë të gjithë.

Aktualisht radha e automjeteve është rreth 2 km, ndërsa kaq një tendencë për të përshpejtuar punën në mënyrë që kalimet të bëhen më të shpejta.

Kam tre ditë sot, më ka bërë përshtypje që shteti jonë ka qenë i organizuar me ujë, bukë dhe policia, ndërsa të tjerat kanë qenë përtokë. Marrëveshja me palën greke ka qenë përtokë. Për të gjithë ne si refugjatë ka qenë e papritur dhe një mosmbështetje nga qeveria jonë”, shprehet një qytetar për mikrofonin e Abc News.

Kujtojmë se pala greke do të aplikojë ditën e nesërme një regjim të ri për të gjithë shtetasit që hujnë në territorin e saj.

Kufijtë me Greqinë do të qëndrojnë të hapur deri sot në orën 22:00, pasi nga dita e nesërme do të hyjnë në fuqi rregulla të reja.

Sipas vendimit të qeverisë greke nga 17 gushti (nesër) në Kakavijë dhe Kapshticë do të lejohen që të kalojnë një numër i kufizuar i qytetarëve, më konkretisht 750 udhëtarë në pikën e kalimit kufitar në Gjirokastër dhe 300 në Korçë.

Ndërkaq, qytetarëve shqiptarë që kthehen në Greqi do të duhet të jenë të pajisur certifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë negativ. /abcnews.al