Llogaridhënia e qeverisë në Tiranë/ Rama: Nxitje e punësimi

schedule18:08 - 2 Maj, 2018

schedule 18:08 - 2 Maj, 2018

Puna dhe punësimi ishin në fokus të bisedës së Kryeministri Edi Rama me kryeqytetasit në funksion të llogaridhënies publike nga qeveria. Për kreun e qeverisë sot ka njerëz që kanë kthyer sytë nga puna, falë heqjes nga skema e ndihmës ekonomike, por edhe falë reformimit të shërbimit të punësimit.

“Sot jemi në një proces që po merremi me punësimin, punësimin real, që krijojnë sipërmamrrjet dhe kryhet përmes tyre. Edhe puna në shtet është një punë shumë e nderuar, por ne duhet të luftojmë përditë me mendësinë që punë quhet kur ta jep shteti, kur të thonë shko në privat është një skllavërim, por ajo që po shohim sot falë reformimit të shërbimit të punësimit, falë zyrave të reja të punës dhe rritjes së sensibilizimit të prindërve për arsmin profesional, sot jemi në kushtet kur shohim se kemi rritje të punësimit dhe rritje për formim profesional”.

Sipas tij nxitja e punësimit të atyre që kanë nevojë për punë është prioritet i shërbimit kombëtar të Punësimit. Kryeministri theksoi se për t’ua bërë më relae njerëzve në çdo bashki do të ketë panaire të punësimit për të përmirësuar ekonominë .

Mos prisni që puna tju vijë në shtëpi dhe t’ju zgjojë nga gjumi, puna duhet kërkuar. Mos prisni që punën t’ua gjejnë prindërit. Nëse duhet të përmirësojmë kushtet ekonomike duhet të punojmë më shumë. Në çdo bashki të vendit do të bëjmë edhe panairet e punës për t’iu thënë njerëzve që këto që flasim janë reale. Nxitja e punësimit të atyre që kanë nevojë për punë”.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri sqaroi edhe njeherë rritjen e taksave. /abcnews.al