Qendër Shëndetësore në Divjakë, sa të sigurt ndihen pushuesit në ditët e nxehta të plazhit

schedule23:19 - 15 Gusht, 2020

schedule 23:19 - 15 Gusht, 2020

Edicioni Veror 2020 ka trajtuar ditën e sotme situatën e sigurisë shëndetësore në plazhe.

Gazetarja Malvina Duraku është ndalur në plazhin e Divjakës, për të sjellë më tepër informacion dhe si e shohin qytetarët qytetarët situatën e pandemisë.

Sa i përket masave të vendosura për shkak të COVID-19 pushuesit shprehen se i respektojnë rregullat, ndërsa disa të tjerë nuk besojnë në ekzistencën e koronavirusit.

Po ashtu ata tregojnë se të pasurit një qendër shëndetësore në vendet bregdetare është shumë e rëndësishme dhe se është në ndihmë të qytetarëve.

“Jemi në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve, 24 orë. Punojmë me turne. Kjo ka funksionuar edhe vite të tjera”, shprehet një infermiere e qendrës shëndetësore.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon:

/abcnews.al/