“Çfarë ta bëj atë kanadez”, si presidenti i Barcelonës refuzoi “raketën” Davies

schedule17:38 - 15 Gusht, 2020

schedule 17:38 - 15 Gusht, 2020

Bayern Munchen arriti një akord me Vancouver janarin e vitit të kaluar dhe siguroi shërbimet e Alphonso Davies për shumën e 10 milion eurove. 19-vjeçari i talentuar i krahut të majtë, po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij fantastike.

Në fillim aktivizohej në sulm, por Niko Kovac pati intuitën për ta kthyer disa metra pas. Davies po aktivizohet si mbrojtës i majtë, pozicion ku po shkëlqen në të dy fazat, defensive dhe ofensive. Mbrëmjen e kaluar kundër Barcelonës dhuroi një tjetër ndeshje fenomenale.

Kanadezi me origjinë nga Liberia, mund të kishte përfunduar te klubi katalanas, përpara se të transferohej te rekordmenët gjermanë. Diçka të tillë e zbulon Luis Omar Tapia, gazetari i ESPN. “Hristo Stoickov foli me Josep Maria Bartomeu për Alphonso Davies.

Biseda ndodhi disa muaj përpara se lojtari të kalonte te Bayerni. Bullgari ia sugjeroi, por presidenti i Barcelonës iu përgjigje me këto fjalë: ‘Ai është kanadez, kështu që jo, faleminderit‘”, zbulon Tapia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!