Presidenti i Francës është tradhëtuar nga zotërimi i gjuhës angleze dhe ka bërë një gafë gjatë vizitës së tij në Australi. Duke folur në një konferencë për shtyp, Macron falenderoi kryeministrin dhe bashkëshorten e tij, duke përdorur fjalën e shijshme në vend të e mrekullueshme.
Presidenti i Francës ka bërë një gafë të mërkurën gjatë vizitës së tij në Australi duke çuditur publikun. Emmanuel Macron udhëtoi për në vendin e largët për një sërë zhvillimesh diplomatike, duke diskutuar çështje me peshë si ndryshimet klimaterike dhe mbrojtjen. Megjithatë, anglishtja e pastër e Presidentit e tradhëtoi për disa çaste, ndërsa po falenderonte kryeministrin Malcolm Turnbull.
“Faleminderit ju dhe bashkëshortes suaj të shijshme për pritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt të këtij udhëtimi. Faleminderit ty dhe Lucy-t!”, u shpreh Macron përpara se të shtrëngonte duart me Turnbull.
Presidenti francez këtë herë zgjodhi të flistë në gjuhën angleze dhe disa persona që ndoqën drejtëpërdrejtë konferencën për shtyp nuk ishin të sigurtë nëse e dëgjuan mirë, apo me të vertetë Macron bëri një gafë në ofendim të gruas së kryeministrit të Australisë. Por regjistrimi konfirmoi se fjala e përdorur nga kreu i Pallatit Elize ishte “e shijshme”, pra “délicieux” që në frëngjisht përdoret për të përshkruar një ushqim shumë të mirë.
Por mund të përdoret gjithashtu për t’iu referuar diçkaje shumë të mirë ose shumë të këndshme. Megjithatë Macron zgjodhi fjalën që donte, por jo kuptimin që donte. Zotërimi i gjuhës angleze nga Presidenti francez konsiderohet të jetë shumë i shkëlqyer, gjë e cila u pa dhe një javë më parë kur ai iu drejtua Kongresit Amerikan./abcnews.al