Këngëtari shqiptar nga Kosova, Korab Jetishi, i biri i këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishi është arrestuar nga policia.
Mësohet se ka shkelur masat e vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit.
Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte te ftuar me shume se 120 persona.
“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestu pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta.
I pyetur se cilat masa ka shkelur pronari i lokalit, Graishta u shpreh se kanë të bëjnë me grumbullimin e njerëzve, punën pas orës 22:30 apo mosmbajtjen e distancës etj./abcnews.al


