Mijëra emigrantë në pritje për të hyrë në Greqi, qytetarët: Nuk kemi asnjë informacion

schedule08:26 - 15 Gusht, 2020

schedule 08:26 - 15 Gusht, 2020

Në Kakavijë prej katër ditësh vijon kaosi i radhëve të gjata të qytetarëve shqiptarë të cilët presin për të kaluar kufirin në drejtim të vendeve të tyre të punës.

Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, ku disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Gazetari Orgest Sako raporton për Abc News se deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë masë të shtuar për normalizimin e situatës dhe se shkaku kryesor i kësaj vonese është procesi i testimit për Covid 19 nga pala greke.

LEXO EDHE: Rëndohet situata në Kakavijë, radha e makinave shkon mbi 20 kilometër

Qytetarët shprehen se që prej ditës së djeshme janë në pritje për të kaluar kufirin në shtetin fqinj.

Është një gjendje e jashtëzakonshme nuk e dimë se çfarë po ndodh, e gjithë kjo bëhet nga greku”, është shprehur një qytetar.

Ku do të shkojë halli jonë, ne nuk dimë asgjë, kemi familjen por asnjë nuk na thotë se çdo të bëhet,Edi Rama të vijë ketu”, ka thënë një tjetër qytetar që po pret për të kaluar në vendin fqinj.

Ndërkohë një ditë më parë MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan. /abcnews.al